Telegrafi

Një tjetër shkrim romantik i Fisnik Sylës ndaj Fjolla Morinës: Unë jetoj me gjysmë zemre, sepse gjysmën tjetër e ke ti

Foto: Instagram

Ata kohëve të fundit kanë ndarë dedikime të shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj të ri, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Ky i fundit edhe këtë herë ka shkruar disa fjalë romantike për të dashurën e tij, ndërsa shfaqen në foto së bashku.

“Personi i parë që më vjen në mëngjes kur të zgjohem, është arsyeja ime e lumturisë. Unë jetoj me gjysë zemre, sepse gjysmën tjetër e ke ti”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

“Je personi më zemërbardhë që kam njohur në jetën timë”, kanë qenë fjalët e tij.

Telegrafi po ashtu javë më parë raportoi se Fjolla dhe Fisniku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.

Çifti thuhet se do bëjnë dasmën në Shqipëri, ku artistja edhe aktualisht vuan dënimin e masës ‘arrest shtëpiak’, pas ngjarjes të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kufitare Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/