Ata kohëve të fundit kanë ndarë dedikime të shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj të ri, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.
Ky i fundit edhe këtë herë ka shkruar disa fjalë romantike për të dashurën e tij, ndërsa shfaqen në foto së bashku.
“Personi i parë që më vjen në mëngjes kur të zgjohem, është arsyeja ime e lumturisë. Unë jetoj me gjysë zemre, sepse gjysmën tjetër e ke ti”.
“Je personi më zemërbardhë që kam njohur në jetën timë”, kanë qenë fjalët e tij.
Telegrafi po ashtu javë më parë raportoi se Fjolla dhe Fisniku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.
Çifti thuhet se do bëjnë dasmën në Shqipëri, ku artistja edhe aktualisht vuan dënimin e masës ‘arrest shtëpiak’, pas ngjarjes të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kufitare Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/