Site icon Telegrafi

Një tjetër rajon në Spanjë vendoset në izolim, për shkak të shpërthimit të ri të coronavirusit

Një tjetër rajon spanjoll i përbërë nga 70 mijë banorë po kthehet në izolim, pas një shpërthimi të ri të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për La Marina, e cila shtrihet 90 milje në lindje të La Coruna në Galicia, ndërsa raportohet se tubimet e më shumë se 10 personave do të ndalohen, për të parandaluar përhapjen.

Ndërkohë, përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm, në çdo kohë, përfshirë edhe në plazhe dhe pishina.

Baret dhe restorantet do të mbyllen më herët, ndërsa do të detyrohen të “tkurrin” numrin e klientëve. /Telegrafi/

Exit mobile version