Një tjetër qendër tregtare ruse është përfshirë nga zjarri dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një të tillë në Balashikha të rajonit të Moskës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet që vijnë nga Rusia të hënën, më 12 dhjetor, tregojnë tym të madh të zi dhe flakë që shpërthejnë nga qendra tregtare Stroypark në Balashikha, rajoni i Moskës.
Një njoftim zyrtar për shtyp nga departamenti rajonal i Ministrisë së Situatave Emergjente të Federatës Ruse thoshte: “Zjarr në një ndërtesë jorezidenciale në rrethin urban të Balashikha”.
Ndërkohë thuhet se informacione të mëtejshme janë duke u specifikuar.
The area of the fire is currently about 500 m². It is known about the injured security guard. As during the fire in Khimki.
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) December 12, 2022
Sipas shërbimit për shtyp të administratës së qarkut urban të Balashikha, “të gjithë punonjësit u evakuuan menjëherë … për momentin, shërbimet speciale vazhdojnë të shuajnë zjarrin”.
Raportet për zjarrin vijnë disa ditë pasi një zjarr shpërtheu në një qendër tregtare në rrugën nga Moska në Leningrad. /Telegrafi/