Një tjetër pushues rrezikoI të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Burime bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërkohë, tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët e kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.
Vajza është në gjendje të mirë shëndetësore./TCH/