Site icon Telegrafi

Një tjetër padi për Mariah Carey për këngën “All I Want For Christmas Is You”

Foto: Getty Images

Një vit tjetër, një tjetër padi prej 20 milionë eurosh nga Andy Stone për këngën e Mariah Carey, “All I Want for Christmas Is You”.

Stone, ngriti një padi kundër Carey, bashkë-shkrimtarit Walter Afanasieff dhe Sony Music Entertainment në Distriktin Qendror të Kalifornisë të martën, duke pretenduar “shkelje të të drejtës së autorit” për një këngë – e titulluar gjithashtu “All I Want for Christmas Is You” – që ai shkroi në Nashville dhe u publikua në 1989.

Një padi e ngjashme u ngrit nga Stone dhe bashkë-shkrimtari Troy Powers (i cili është gjithashtu një paditës në çështjen aktuale) në Louisiana qershorin e kaluar përpara se të tërhiqej poshtë pesë muaj më vonë.

Foto: Getty Images

Në dokumentet e reja gjyqësore, avokatët e Stone deklarojnë se “All I Want for Christmas Is You” e tij u luajt në radio në vitin 1993 dhe u bë hit në tabelën ‘Hot Country Singles & Tracks’ të Billboard.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mariah Carey

Dokumenti pretendon se Carey kopjoi “strukturën kompozicionale” të këngës së Stone të vitit 1989, edhe pse dokumentet gjithashtu pranojnë se shprehja “gjithçka që dua për Krishtlindje je ti” nuk e kishte origjinën Stone.

Avokatët e paditësve pretendojnë se Carey dhe bashkëpunëtorët e saj “pa dyshim kishin akses” në “All I Want for Christmas Is You” të Stone në kohën e shkrimit të këngës së saj homonime “duke pasur parasysh suksesin e gjerë tregtar dhe kulturor”.

Sipas padisë, kërkohet një gjykim nga juria dhe gjithashtu 20 milionë euro dëmshpërblim. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Exit mobile version