Një tjetër ndeshje është anuluar në elitën e futbollit anglez Ligën Premier e paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00.
Ndeshja mes Aston Villës dhe Burnleyt është anuluar për shkak të infektimeve të shumta me Covid-19.
Në Britaninë e Madhe është përhapur shumë varianti Omicron dhe numrat janë rritur ndjeshëm duke prekur edhe klubet elitare angleze.
Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier që ka konfirmuar se ky takim është shtyrë për shkak të disa anëtarëve të Aston Villës që kanë rezultuar pozitivë.
The #PL Board has postponed #AVLBUR because of an increase in positive COVID-19 cases in the Aston Villa squad
Full statement: https://t.co/0f2PmvCUg3 pic.twitter.com/sfJH787NH0
— Premier League (@premierleague) December 18, 2021
Ndeshja e anuluar mes Aston Villës dhe Burnleyt është e gjashta këtë javë që nuk do të luhet në elitën e futbollit anglez.
Manchester United – Brighton, Southampton – Brentford, Watford – Crystal Palace, West Ham United – Norwich City dhe Everton – Leicester City janë takimet tjera që janë shtyrë. /Telegrafi/