Telegrafi

Një tjetër medalje për Kosovën, edhe Nora Gjakova në finale

Pas Majlinda Kelmendit edhe Nora Gjakova ka vazhduar me suksese në Minsk.

Xhudistja kosovare ka arritur që të kualifikohet për në finalen e madhe në kategorinë -57 kg.

Pejania ka mposhtur në gjysmëfinale konkurrenten nga Portugalia, Telma Monteiro.

Kësisoj pas kalimit në finale, Gjakova i ka siguruar Kosovës një medalje olimpike.

Xhudistja jonë do të synojë triumfin në finale për medaljen e artë. /Telegrafi/