Site icon Telegrafi

Një tjetër linjë ajrore në Mbretërinë e Bashkuar do të “shkurtojë” 3,000 vende pune – për shkak të COVID-19

Linja ajrore “Virgin Atlantic” ka njoftuar se do të “shkurtojë” më shumë se 3,000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përfundojë operimin e saj në aeroportin Gatwick.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi pasi kompania rivale britanike Airways nuk do të ndërpresë funksionimin në të njëjtin aeroport, ndërsa sindikata e pilotëve e përshkroi atë si “rrënuese”.

Bëhet e ditur se shumë linja ajrore janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë së coronavirusit.

Linja ajrore “Virgin Atlantic” aktualisht punëson gjithsej 10,000 njerëz.

Kompania e cila është në procesin e aplikimit për kredi urgjente nga qeveria, tha se vendet e punës do të humben në të gjithë bordin.

“Ne jemi përballuar me shumë ‘stuhi’ që nga fillimi i operimit tonë, 36 vjet më parë, por asnjëra nuk ka qenë aq shkatërruese sa COVID-19”, tha shefi ekzekutiv i Virgin Atlantic-it, Shai Weiss. /Telegrafi/

Exit mobile version