Stuttgarti tashmë “po paguan” pasojat e sezonit të mrekullueshëm që ka pasur, duke kaluar, në një vit të vetëm, nga shmangia e rënies në ‘promovim’ në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes së Hiroki Ito, i cili kaloi te Bayern Munichut, Borussia Dortmund ka aktivizuar klauzolën e Serhou Guirassy me vlerë 17.5 milionë euro. Lojtari ka nënshkruani deri në vitin 2028.
“Kur Borussia Dortmund pyet, është diçka e veçantë. Çdo fëmijë në botë i interesuar për futbollin e di për këtë klub. Jam shumë i emocionuar. Erdha këtu për të fituar tituj. Klubi tregoi vitin e kaluar se çfarë është e mundur në BVB duke arritur në finale të Ligës së kampionëve”, deklaroi Guirassy.
🏟️ @Guirassy_19 👋 pic.twitter.com/pOMbXQtcSc
— Borussia Dortmund (@BVB) July 18, 2024
Guirassy kaloi karrierën në klube si Lille, Auxerre, K0ln, Amiens dhe Rennes, por shpërthimi i tij nuk erdhi deri në moshën 28-vjeçare në radhët e Stutgartit.
Së bashku me Deniz Undav ai ka formuar një nga dyshet më të fuqishme në futbollin evropian. Këtë e dëshmojnë 28 golat që ai ka shënuar në Bundesligë.
💥 Borussia Dortmund verstärkt sein Angriffszentrum: Am heutigen Donnerstag hat Serhou Guirassy (28) einen bis zum 30. Juni 2028 gültigen Arbeitsvertrag unterschrieben.
Zur Meldung 👉 https://t.co/DwQzo1xFAc pic.twitter.com/kRDQn10bZ7
— Borussia Dortmund (@BVB) July 18, 2024
Klauzola e tij prej 17.5 milionë euro e bëri atë një lojtar jashtëzakonisht tërheqës për shumë klube, megjithatë, sulmuesi donte të qëndronte në Bundesligë dhe nënshkroi për nënkampionët aktual të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/