Këngëtarja Zanfina Ismaili ka qenë mjaft e lakuar në media gjatë këtij viti, kujtomë që ajo dhe motrat e saj këtë vit humbën personin më të dashur të tyre, nënën.
Ndonëse kanë kaluar tetë muaj nga kjo ngjarje, motrat Ismaili përjetuan edhe një humbje tjetër gjatë ditës së sotme.
Sot (e premte) ka ndërruar jetë xhaxhai i tyre Muharrem Ismaili, njëherit babai i deputetit të njohur të Lëvizjes Vetvendosje, Fisnik Ismailit.
Zanfina ka publikuar në Instagram Story një foto të zezë, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar lutjet prekëse për xhaxhain e saj:
“U prefsh në paqe agjë Muharrem Ismaili”, kanë qenë fjalët e saj.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e shtunë) në varrezat e fshatit Sazil të Ferizajit në orën 14:00.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ismaili. /Telegrafi/