Loris Karius ka bërë rikthimin e tij të parë në fushën e blerë që nga finalja e famshme e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Ai luajti 45 minuta në miqësoren e Liverpoolit ndaj Chesterit që Reds e fituan me rezultat 7-0.
Por, duket se gjermani ende nuk është këndellur nga dy gabimet që kishte bërë në finalen ndaj Los Blancos.
Teksa lojtarët ishin duke bërë përgatitjet finale para fillimit të ndeshjes, kamerat kanë kapur një tjetër gabim të Karius.
25-vjeçari nuk arriti të kontrollojë topin për një moment dhe kështu pësoi gol, edhe pse kjo ishte diçka e vogël dhe e parëndësishme, mjaftoi që tifozët ta shpërndajnë me të madhe në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=otKE1PIz6dg
Pavarësisht gabimit në finale duket se Karius nuk ka humbur besimin e Jurgran Klopp dhe me shumë mundësi ai do jetë portieri i parë i Liverpoolit edhe për sezonin e ri.
Vlen të theksohet se Kariues gjatë kësaj miqësore është duartrokitur nga tifozët e Liverpoolit.
Regardless of how last season ended for @LorisKarius, he’s a Liverpool player and the travelling Reds at Chester give him the applause he deserves before kick-off! #LFC pic.twitter.com/yzraK8CrIV
— The Redmen TV (@TheRedmenTV) July 7, 2018
Në këtë miqësore luajtën edhe dy transferimet e fundit të Liverpoolit, Fabinho dhe Naby Keita, por ata nuk arritën të shënojnë. /Telegrafi/