Një tjetër foto me refugjatë, e edhe kësaj here me protagonist fëmijë po prek emocionet e miliona njerëzve.
Fjala është për një fëmijë të porsalindur në mesin e kampit të refugjatëve që ndodhen në kampin Idomeni, pranë kufirit greko-maqedonas.
Foshnja në foto ka pak kohë që ka ardhur në këtë botë, ku e presin sfida të mëdha për mbijetesën. Ai po pastrohet nga një e moshuar në një rrjedhë natyrale të ujit, transmeton koha.net.
Situata në kampe paraqitet dramatike, pasi reshjet e shiut kanë përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore.