Site icon Telegrafi

Një tjetër bashkëpunim i reperit algjerian, Soolking me shqiptarët

Dhurata Dora dhe Soolking në klipin e "Zemër" (Foto: YouTube)

Ai u bë më i njohur për publikun shqiptar në sajë të një bashkëpunimi me këngëtaren e njohur të skenës tonë muzikore, Dhurata Dora.

Fjala është për reperin nga Algjeria, Soolking, ku muaj më parë sollën këngën e përbashkët “Zemër”, projekt ky që është cilësuar si hit i kësaj vere, duke grumbulluar më shumë se 300 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.

Mirëpo, siç shihet ai nuk dëshiron të largohet nga bashkëpunimet me shqiptarët, pasi këtë herë është duke punuar për një album të ri, i cili pritet të dalë në treg së shpejti.

Për albumin e ri të tij të titulluar “BBALO”, reperi algjerian ka zgjedhur producentin shqiptar, Rzon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Soolking

Ky i fundit deri më tani ka bashkëpunuar me shumë emra të mëdhenj të estradës, ndërsa qëndron prapa shumë hiteve si: “Pasha Jetën” nga Capital T dhe Majk, “Fustani” nga Kapo dhe Elvana, “Malena” nga Ghetto Geasy dhe Majk si dhe shumë tjera.

Sookling po ashtu gjatë verës ka qenë i pranishëm thuajse në çdo koncert me artisten Dora, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version