Site icon Telegrafi

Një tifoze e vogël i bëri një dhuratë Vedat Muriqit para ndeshjes me Real Madridin, sulmuesi nuk mundi ta ndalte buzëqeshjen pasi e pa

Kohët e fundit është bërë e zakonshme që një futbollist që del nga bankina dhe të futet në fushë me shënime nga stafi i trajnerëve për një shok skuadre.

Ndryshimet e sistemit, instruksionet ndonjë veprim strategjik shkruhen shpesh në copa letre, por ka edhe mesazhe sekrete që mund të kenë një ndikim të vogël në humor siç i ndodhi Vedat Muriqit para ndeshjes së luajtur në “Son Moix” të dielën e kaluar në përballjen e Real Mallorca me Real Madrid.

Sulmuesi kosovar është bërë idhulli i madh i tifozëve spanjoll për golat dhe paraqitjen e tij.

Fiziku dhe mënyra e tij e lojës e bëjnë atë një futbollist me të cilin pakkush dëshiron të përballet. Shumë e kanë frikë atë, por Valeria e vogël ia bëri të qartë admirimin dhe dashurinë e saj me një vizatim për sulmuesin 194 centimetrash.

Ajo pati fatin që doli në fushë dorë për dore me yllin tonë dhe nuk hezitoi t’ia dhuronte mesazhin e saj sekret dhe të veçantë.

Letra që tifozja e vogël ia dhuroi sulmuesit të Mallorcas nuk përmbante strategji se si të luante kundër Antonio Rudiger ose Nacho, por përmbante një vizatim të bukur të të dyve.

Muriqi e mori dhuratën me habi teksa u fut në fushën e stadiumit “Son Moix” dhe kur e pa, nuk mundi ta ndalte buzëqeshjen me gjestin e vajzës.

Sulmuesin kosovar, nuk hezitoj ta mbante dhe ia dha në dorë njërit prej anëtarëve të klubit që t’ia ruante para se të bënte foton zyrtare.

Dhurata duket se i dha shtytje të madhe, pasi ai shkëlqeu në fitoren 1-0 ndaj Real Madridit, dhe nga një top ku ai ishte në aksion, Nacho u ngrit dhe shënoi autogol që vendosi ndeshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version