Telegrafi

Një tifoz i West Hamit humbi gishtin gjatë ndeshjes ndaj Genkut, pamjet nuk janë aspak të mira

Një tifoz i klubit anglez, West Ham United duket se ka humbur njërin gisht gjatë ndeshjes të së enjtes në Ligën e Evropës ndaj klubit belg Genk.

‘Hammers’ barazuan me rezultat 2-2 në Belgjikë për të mbetur në krye të Grupit H dhe të pamposhtur në Evropë këtë sezon.

Megjithatë, larg fushës, një tifoz duket se ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa festonte një nga golat e Said Benrahma.

Në internet janë shfaqur video të asaj që duket si një gisht njeriu i cili është këputur dhe gjendet në parmakët e Cegeka Arena.

Video e shfaqur më poshtë tregon pamje të jo të pëlqyeshme.

 

Nëse ky është një gisht i vërtetë, atëherë ky do ishte njëri nga dëmtimet më të çuditshme të futbollit që keni parë ndonjëherë.

Sipas mediumit The Mirror, tifozi mori kujdes mjekësor dhe të tjerët e vunë re menjëherë problemin. /Telegrafi/