Telegrafi

Një tifoz i Nicës futet në zonën e rreptësisë teksa Ajaxi kishte rast për gol (Video)

Një gjë interesante ka ndodhur në sfidën mes Nices dhe Ajaxit e vlefshme për kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjatë pjesës së dytë një tifoz i klubit francez u fut në fushë dhe e gjitha kjo teka klubi holandez kishte rast për gol.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për sezonin 2017/18

Me t’u futur në fushë menjëherë sigurimi reagoi, por mjaftoi që loja të ndalet, edhe pse lojtari i Ajaxit nuk arriti të konkretizojë aksionin.

Vlen të theksohet se takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Ndërsa golin e vetëm për Nicen e shënoi Mario Balotelli. /Telegrafi/