Një gjë interesante ka ndodhur në sfidën mes Nices dhe Ajaxit e vlefshme për kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Gjatë pjesës së dytë një tifoz i klubit francez u fut në fushë dhe e gjitha kjo teka klubi holandez kishte rast për gol.
Me t’u futur në fushë menjëherë sigurimi reagoi, por mjaftoi që loja të ndalet, edhe pse lojtari i Ajaxit nuk arriti të konkretizojë aksionin.
Vlen të theksohet se takimi përfundoi me rezultat 1-1.
Ndërsa golin e vetëm për Nicen e shënoi Mario Balotelli. /Telegrafi/
https://twitter.com/ajaxdailydotcom/status/890306722836959232