Site icon Telegrafi

Një tifoz në Angli hyn në fushë dhe konfrontohet me gjyqtarin për një penallti kontroverse në dëm të ekipit të tij

Një tifoz i Port Vales ka hyrë në fushë dhe është konfrontuar me gjyqtarin në ndeshjen në kuadër të League One ndaj Portsmouthit.

Portsmouth vazhdoi me përpjekjet e tyre për promovimin një kategori më lartë duke mposhtur Port Valen me rezultat minimal 1-0.

Mysafirët, në këtë rast Portsmouth, fituan një penallti kontroverse në minutën e 88-të, të cilën e shndërroi në gol Colby Bishop.

Megjithatë, ky vendim i gjyqtarit i la të indinjuar tifozët e Port Vales të cilët protestuan për një faull që nuk u dha për një ndërhyrje në lojtarin Ethan Chislett, pak momente para se Portsmouth të fitonte penalltinë.

Teksa stadiumi ‘shpërtheu’ në protestë, një tifoz shkoi aq larg sa që hyri në fushë duke sulmuar në mënyrë të ashpër gjyqtarin Craig Hicks, i cili më pas vrapo drejt zonës teknike për siguri, ndërsa tifozi u neutralizua nga sigurimi që ishte prezent në stadium.

Fitorja në këtë ndeshje për Port Valen ishte e obligueshme për shkak të gjendjes së tyre në tabelë, pasi janë vetëm tri pikë larg zonës së rënies./Telegrafi/

Exit mobile version