Site icon Telegrafi

Një tifoz iu afrua gabimisht Dirk Nowitzkit, duke menduar se ishte një tjetër legjendë: I vlerësoj njohuritë e tij në basketboll

Dirk Nowitzki, për shumëkë basketbollisti më i mirë evropian në histori, është një nga figurat sportive më të famshme në botë, por ndonjëherë tifozët nuk e njohin atë.

Nowitzki ka ndarë me ndjekësit e tij në X (ish-Twitter) një ndodhi interesante që hasi së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dje hyra në një restorant dhe një burrë vjen tek unë dhe më thotë: ‘A je ti Rik Smits?’. Jo në të vërtetë, por i vlerësoj njohuritë e tij në basketboll”, shkroi Dirk.

Personi ngatërroi Dirk me legjendën holandeze Rik Smits, legjendën që veshi fanellën e Indiana Pacers në NBA për 12 sezone.

Smits është 12 vjet më i madh se Dirk, dhe ai luajti në NBA nga viti 1988, kur Indiana e mori atë me zgjedhjen e dytë në draft, deri në vitin 2000.

Rik Smits

Dirk mbërriti në ligën e NBA në vitin 1998 dhe fitoi duelet nën kosh me holandezin për dy vjet.

Ajo që është veçanërisht interesante është se një tjetër gjerman legjendar, Detlef Schrempf, iu përgjigj postimit të Dirk.

Schrempf, i cili luajti në NBA nga viti 1985 deri në 2001 dhe pati duele të shumta me Smits, shtoi se shpesh ngatërrohej me holandezin dhe se një person madje e ngatërroi atë me Shawn Kemp, i cili përndryshe është afrikano-amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version