Telegrafi

Një tifoz e pyet Tuchelin se a do të kalojë Ronaldo te Chelsea, tekniku gjerman impresionon me përgjigjen

Tifozët e Chelsea presin një dhuratë të madhe nga merkato e verës. Emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lidhur me një transferim në “Stamford Bridge”.

Ekipi i Thomas Tuchel ndodhet në SHBA për fazë përgatitore, derisa një tifoz i Bluve ka pyetur trajnerin rreth mundësisë së transferimit të yllit portugez te skuadra londineze.

“A do të nënshkruani me Cristiano Ronaldon?”, i është drejtuar teknikut tifozi pasi i mori një autograf. Ndërkohë, Tuchel i është përgjigjur duke buzëqeshur: “Nuk ta tregoj dot…”.

Lexo po ashtu Tuchel me vendim të prerë nëse Chelsea duhet apo jo të transferojë Ronaldon

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, edhe pse tekniku Ten Hag shpreson të kundërtën.

37-vjeçari kërkon me ngulm një ekip që garon në Ligën e Kampionëve dhe në ishull raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë rreth 15 milionë paund për kartonin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. /Telegrafi/