Tifozët e Chelsea presin një dhuratë të madhe nga merkato e verës. Emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lidhur me një transferim në “Stamford Bridge”.
Ekipi i Thomas Tuchel ndodhet në SHBA për fazë përgatitore, derisa një tifoz i Bluve ka pyetur trajnerin rreth mundësisë së transferimit të yllit portugez te skuadra londineze.
“A do të nënshkruani me Cristiano Ronaldon?”, i është drejtuar teknikut tifozi pasi i mori një autograf. Ndërkohë, Tuchel i është përgjigjur duke buzëqeshur: “Nuk ta tregoj dot…”.
Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, edhe pse tekniku Ten Hag shpreson të kundërtën.
37-vjeçari kërkon me ngulm një ekip që garon në Ligën e Kampionëve dhe në ishull raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë rreth 15 milionë paund për kartonin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. /Telegrafi/
Supporter de Chelsea : "Thomas, est-ce qu'on va signer Cristiano Ronaldo ?"
Thomas Tuchel : "Je ne vous le dirais pas" 👀 pic.twitter.com/Bvp2rDQaDr
— Gio CR7 (@ArobaseGiovanny) July 10, 2022