Site icon Telegrafi

Një tifoz 20-vjeçar i Messit bën vetëvrasje pas eliminimit të Argjentinës nga Franca

Lionel Messui (Getty Images)

Monotosh Halder, një tifoz 20-vjeçar i Lionel Messit dhe Argjentinës, kreu vetëvrasje në Habibpur, vend që ndodhet në lagjen Malda të Bengalit Perëndimor, pasi Albiceleste humbën 4-3 nga Francë në 1/8-tës në Kupës e Botës në “Rusia 2018”.

Halder, një tifoz i zjarrtë i Messit, ishte me zemër të thyer pas eliminimit të ekipit të tij të preferuar nga Kampionati Botëror.

Ai bëri vetëvrasje në mbrëmjen e së shtunës pasi shkoi për të fjetur duke mbyllur dyert e dhomës së tij të gjumit.

Lexo po ashtu Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës

Të dielën në mëngjes, edhe pas disa përpjekjeve të familjarëve, ai nuk e hapi derën.

Messi dhe Griezmann gjatë një dueli (Getty Images)

Pas kësaj policia u informua dhe pasi arritën aty thyen derën, ku edhe trupi i vdekur i Halder u gjet i varur në tavan.

“Djali im nuk kishte sëmundje, ai ishte një tifoz i Argjentinës dhe çdo ditë ai qëndronte i ngjitur në televizor që nga fillimi i Kupës së Botës”.

Lexo po ashtu Maradona e mbron vetëm Messin: Pa të jemi Kombëtare modeste

“Ai ishte i tronditur pas humbjes së Argjentinës në Francë, por nuk kemi menduar kurrë se do të bënte diçka të tillë”, ka thënë Mongol Halder, babai i të ndjerit.

Ndërkohë, policia në Malda ka filluar një hetim. “Ne po hetojmë rastin. Duket se ai ka bërë vetëvrasje pasi Argjentina humbi në Kupën e Botës”, tha policia. /Telegrafi/

Exit mobile version