Telegrafi

Një tetovar është rrahur dhe lënë rrugës pa vetëdije

Pas denoncimit të kalimtarëve të rastit, policët kanë dërguar në spital një burrë 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte lënë pa ndjenja dhe me lëndime të dukshme.

Mjekët pasi i ofruan ndihmë mjekësore konstatuan se ka lëndime të rënda në kokë pas çka me automjet të spitalit e kanë dërguar në qendrën klinike në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni

I lënduari A.A. pasi ndihmës së marrë mjekësore në spitalin e Tetovës, ka ardhur në vetëdije dhe është kontaktibil, pas çka ka deklaruar se fizikisht është sulmuar nga disa persona të panjohur dhe është goditur me mjet të fortë në kokë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski tha se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/