Site icon Telegrafi

Një test i vështirë për shoferët – hidhini një sy një prej rrethrrotullimeve më sfiduese në botë që gjendet në Angli

“Rrethrrotullimi Magjik i Swindon” është i famshëm për të qenë një nga më të komplikuarit dhe më të frikshmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por për disa, ky rrethrrotullim është tepër interesant për tu vizituar, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin ikonë që u hap në shtator të vitit 1972 dhe kryqëzimi i ndërlikuar rrethor është bërë një atraksion për disa – por një pjesë e bezdisshme e jetës së përditshme për të tjerët.

Dizajni i tij i pazakontë përbëhet nga pesë mini-rrethrrotullime që janë rregulluar rreth një rrethrrotullimi të gjashtë qendror, kundër akrepave të orës.

Dhe sigurisht ky mund të jetë një “makth” për një pjesë të madhe të shoferëve.

Madje, banorët që jetojnë pranë rrethrrotullimit në Wiltshire pohojnë se është një pengesë e rrezikshme dhe konfuze dhe se aksidentet janë të shumta.

Megjithatë, rezulton se kjo është e gjitha pjesë e “argëtimit” për disa familje, të cilat tani po vijnë prej ditësh dhe i kanë dhënë vlerësimet më të mira në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version