Site icon Telegrafi

Një test dëgjimi mund të zbulojë autizmin te foshnjat

Adobe Stock

Truri i tyre reagon ndaj tingullit në një mënyrë të veçantë, simptoma është e lehtë për t’u dalluar

A e dini se te foshnjat që vuajnë nga autizmi, truri është më pak i ndjeshëm ndaj tingujve? Pikërisht kjo shqisë që mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes.

Studiuesit nga Universiteti i Majamit dhe Fakulteti i Mjekësisë i Harvardit, artikulli i të cilëve u botua në revistën “Autism Research”, krahasuan rezultatet e një testi standard të dëgjimit, i cili u bëhet të porsalindurve në spital menjëherë pas lindjes, dhe rezultatet e ekzaminimit për simptomat e çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) që kanë kaluar të njëjtët fëmijë në moshën parashkollore.

Në total, u analizuan të dhënat në lidhje me pothuajse 140,000 fëmijë të lindur në Florida. Në fund të studimit, autizmi u konfirmua në 321 fëmijë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Autizmi mund të vërehet edhe te foshnjat 3 deri 6-muajshe: Këto janë shenjat që do t'ju ndihmojnë të mos i humbisni 'alarmet e para'

Rezulton se foshnjat e porsalindura që më vonë diagnostikohen me ndonjë formë të autizmit kanë një reagim më të ngadaltë të trurit ndaj zërit sesa të porsalindurit e tjerë.

Në këtë rast, bëhet fjalë për të ashtuquajturin test ABR ose test për potencialet e evokuara akustike (dëgjimore), i cili bën të mundur vlerësimin se sa mirë reagon veshi i brendshëm dhe trungu i trurit të një të porsalinduri ndaj tingullit.

Gjatë testit, elektrodat që lëshojnë sinjale zanore shtypen në kokën e foshnjës në gjumë, ndërsa potencialet elektrike të trurit regjistrohen me kompjuter.

Studiuesit nga Majami besojnë se rezultatet e testit ABR mund të përdoren si metodë për diagnostikimin e hershëm të ndonjë forme të autizmit. /Telegrafi/

Exit mobile version