Site icon Telegrafi

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

Një Tesla me shpejtësi kaloi nëpër një lagje të Floridës Jugore herët në mëngjes të shtunën, por nga shpejtësia e saj e madhe, ajo u përplas me disa makina të tjera dhe një shtëpi.

Pasojat: Një shtëpi e dëmtuar, disa makina të parkuara mjaft të dëmtuara dhe disa pemë po ashtu, në bllokun 6500 të Miramar Parkway, pranë Southwest 65th Avenue.

Sipas policit Oscar Mendoza i Departamentit të Policisë Miramar, përplasja ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

“Tesla u largua nga rruga, duke goditur disa makina të parkuara dhe një shtëpi”, tha ai.

Forca e përplasjes ngriti një kamionçinë nga ku ishte parkuar para shtëpisë.

Shoferi u plagos dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Memorial.

Shtëpia, tha Mendoza, aktualisht nuk është e sigurt për tu banuar. Nuk ka detaje se sa njerëz ishin brenda shtëpisë në atë kohë, por nuk ka të lënduar të raportuar përveç shoferit. /Telegrafi/

Exit mobile version