Mediat boshnjake raportojnë se një tërmet tjetër i fuqishëm ka goditur para pak minutave Bosnjën e Hercegovinën. Dridhjet ishin aq të fuqishme sa që janë ndjerë për disa sekonda në Sarajevë dhe Mostar.
EMSC ka raportuar se si rreth orës 10:19 tërmeti ka goditur Bosnjën, e sipas informatave të para tërmeti ka qenë prej 5.8 ballë Rihter, e epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 kilometra rreth 77 kilometra larg Sarajevës, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit është regjistruar tërmeti i parë që ka goditur Bosnjën e Hercegovinën, më saktësisht komunën e Sarajevës. /Telegrafi/
Moderate #earthquake (#zemljotres) shakes Bosnia and Herzegovina 9 min ago. Map of eyewitnesses' felt reports: pic.twitter.com/xKAPPJ52Nh
— EMSC (@LastQuake) November 26, 2019