Site icon Telegrafi

Një tërmet prej 7.8 shkallësh Rihter goditi një gadishull të Alaskës

Një tërmet prej 7.8 shkallësh Rihter goditi një gadishull të Alaskës të mërkurën në mëngjes, raporton CNN.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epiqendra e këtij tërmeti ishte rreth 98 kilometra në jug-lindje të qytetit Perryville, bazuar në të dhënat gjeologjike; thellësia e këtij tërmeti raportohet të jetë rreth 10 kilometra.

“Çdo goditje nga tërmeti me 70 kilometra thellësi e më poshtë, konsiderohet si i cekët”, tha për CNN, Allison Chincher, meteorologe.

“Kjo është e rëndësishme, pasi tërmetet e cekëta shpesh shkaktojnë dëmet të mëdha, krahasuar me goditjet e tjera që mund të jenë më të thella, pavarësisht fuqisë”, tha ajo.

Ndërkohë pas këtij tërmeti raportohet se një goditje e tsunamit mund të jetë i mundshëm në Alaskë, paralajmërojnë autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version