Një tërmet me madhësi 5,3 ballë ka goditur provincën Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency.
Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmet ka ndodhur në ora 09:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Elazıg, 15,94 kilometra nën sipërfaqe.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë situatë negative si pasojë e tërmetit dhe se “të gjitha ekipet po kryejnë aktivitetet e nevojshme vrojtuese në terren”.
Në janar, një tërmet me madhësi 6.8 goditi Elazig, duke vrarë 41 vetë në atë krahinë dhe Malatya. Një tërmet tjetër vdekjeprurës goditi qytetin perëndimor të Izmirit në tetor, duke vrarë 116 njerëz.
Tërmeti më i keq i Turqisë në dekada erdhi në 1999, kur një çift tërmetesh të forta goditën Turqinë veriperëndimore, duke vrarë rreth 18 mijë njerëz. /Telegrafi/