Një tërmet me fuqi prej 5.8 shkallë të Rihterit, ka goditur sot rajonin e Wellingtonit në Zelandë të Re, ka bërë të ditur shërbimi për ndryshime sizmologjike Geonet.
Siç raportojnë mediat e Zelandës së Re, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 37 kilometra, rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Levin, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë për situata të jashtëzakonshme bëjnë të ditur se deri më tani nuk raportohet për dëme material.
E sipas një dëshmitari që ka folur për Reuters, dridhjet janë ndjerë në Wellington. /Telegrafi/