Telegrafi

Një tërmet prej 5.7 ballësh godet Kinën

Një tërmet prej 5.7 ballësh sipas shkallës së Rihterit goditi provincën kineze Sichuan mëngjesin e sotëm.

Qendra kineze e Sizmologjisë, tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin Yibin, në juglindje të provincës.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në thellësi prej 12 kilometrash dhe sipas informacioneve të para nuk ka viktima nga tërmeti.

Tërmeti u ndie në një prefekturë ku jetojnë pothuajse pesë milionë njerëz dhe ka shkaktuar panik në mesin e njerëzve që kanë një kujtim të freskët nga tërmeti i vitit të kaluar, në të cilin të paktën 20 njerëz humbën jetën. /Telegrafi/