Një tërmet me 5.2 shkallësh Rihter goditi Kroacinë qendrore të hënën, me një epiqendër rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb, njoftoi televizioni i shtetit kroat, duke cituar të dhënat nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, tërmeti që ndodhi në orët e para të mëngjesit u ndje edhe në kryeqytetin kroat.
Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme të materialeve.
“Ende nuk kemi raporte të tilla, por është e mundur që një tërmet i tillë mund të shkaktojë dëme material në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit të Petrinjas”, tha sizomologu Kresimir Kuk.
Tërmeti u pasua me një lëkundje që ishte me 4.9 magnitudë, bazuar në të dhënat e qendrës monitoruese. /Telegrafi/