Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 7.2 godet brigjet ruse – lëshohet paralajmërimi për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur brigjet lindore të gadishullit rus të Kamçatkës – me paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 51 kilometra, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, transmeton Telegrafi.

Twrmetit goditi në orën 20:10, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), rreth 50 milje nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili thuhet se ka një popullsi prej mbi 150,000 banorë.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti.

Paralajmërimi i cunamit thoshte se valët që “arrinin 0.3m-1m” mbi nivelin e baticës ishin të mundshme vetëm për disa zona bregdetare në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version