Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 5 godet rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut

Një tërmet me magnitudë 5 goditi vijën kufitare midis Iranit dhe Irakut, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve irakiane INA.

Ministria e Transportit tha se tërmeti u ndje në Sulejmanije, Kirkuk, Erbil dhe Bagdad, përcjell Telegrafi.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo lëndime apo dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti, shtoi INA.

Ndërkohë agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash dhe u ndje në provincën Kermanshah. /Telegrafi/