Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Prefekturën Chiba në veriperëndim të Japonisë, e cila shtrihet në lindje të kryeqytetit Tokio, të enjten në mbrëmje, sipas USGS.
Tërmeti u ndje fuqishëm në Tokio, sipas reporterëve të CNN me qendër në qytet, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi një aplikacion paralajmërues të sigurisë në telefonat tanë. Dridhja ishte me të vërtetë e fortë. Ndjeva se shtëpia do të shkatërrohej”, ka thënë korrespondenti Blake Essig.
“Kornizat e fotografive, gotat dhe enët ranë nga muret dhe raftet”, tha ai.
Një tjetër korrespondente e CNN në Tokio, Selina Wang, tha se dridhjet e vazhdueshme kishin zgjatur për më shumë se 30 sekonda.
Një alarm në ndërtesën e saj u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe u kujtoi atyre se struktura ishte e papërshkueshme nga tërmetet.
Për fat të mirë, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar.
Kompania Elektrike e Tokios tha se 250 familje ishin pa energji elektrike në Tokio. /Telegrafi/