Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në det pranë ishullit grek të Kretës, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në jug-juglindje të Zakros, në prefekturën e Lasithit, raporton Kathimerini.

Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës lindore, por edhe në Heraklion.

Lexo po ashtu Dy tërmete goditën Greqinë

Deri më tani nuk ka informacione për dëme, raporton reuters.

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm edhe në Thesali dhe epiqendra ka qenë 13 kilometra në jugperëndim të Tirnavos.

Ndryshe, Greqia gjatë ditëve të fundit ka përjetuar tërmete të njëpasnjëshme, por që nuk ka pasur viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version