Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh goditi perëndimin e Francës

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh goditi një zonë në perëndim të Francës.

Një person raportohet se është lënduar dhe ky është tërmeti më i fortë në atë vend që nga viti 2002, njoftoi instituti francez sizmologjik.

“Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të forta të regjistruar në përgjithësi në shtetin francez”, tha Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.

Tërmeti ka ndodhur të premten mbrëma, me epiqendër mes qyteteve La Rochelle dhe Nior.

BFMTV raportoi se shërbimet e shpëtimit i dhanë ndihmë një personi të plagosur lehtë dhe shtoi se në ndërtesa janë vërejtur disa çarje.

Shtohet se rreth 1100 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se një linjë transmetimi është dëmtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version