Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 5.7 godet Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka njoftuar monitoruesi sizmik qeveritar GeoNet.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Bëhet e ditur se tërmeti goditi 25 kilometra në perëndim të Wellingtonit në një thellësi prej 30 kilometrave, shkruan Reuters.

GeoNet tha se më shumë se 37,000 njerëz e kishin ndjerë lëkundjen.

Megjithatë, nuk ka paralajmërim për cunami të mundshëm si rezultat i tërmetit. /Telegrafi/