Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 4.2 në BeH, epiqendra afër Tuzlës

Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë, me epiqendër afër Tuzlës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 15:17 me orën lokale, me epiqendër 15 kilometra në veriperëndim të Tuzlës, shkruajnë mediat e BeH, përcjell Telegrafi.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash, ndërsa përveç kantonit të Tuzlës, tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë dhe të tjera lokalitete.

Deri në publikimin e shkrimit, Administrata Kantonale për Mbrojtjen Civile të Kantonit të Tuzlës nuk ka pasur asnjë raport rreth ndonjë dëmi të mundshëm material apo ndonjë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version