Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra ishte pranë Donja Budiçina, 5 kilometra në jug të Petrinjës, raporton index.hr.

Hipoqendra ishte në një thellësi prej 5 kilometrash, raporton EMSC.

Mediat kroate bëjnë të ditur se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe disa e kanë ndjerë në periferi të Zagrebit.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë apo plagosur si dhe dëme materiale.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.45 ballë të shkallës Rihter në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

Exit mobile version