Site icon Telegrafi

Një tërmet godet Kroacinë, dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 3.7 shkallë të Rihterit ka goditur në mëngjes Kroacinë, e lëvizjet e tokës janë ndjerë është në Bosnjë e Hercegovinë.

Epiqendra e tërmetit sipas të dhënave të qendrës evropiane sizmologjike (EMSC) ishte në rajonin e Metkoviqit, në një thellësi prej 6 kilometra, transmeton Telegrafi.

Tërmeti zgjoi banorët e Neumit dhe Çaplinës në Bosnjë e Hercegovinë.

“E ka shkundur mirë në Metkoviq, më ka zgjuar”, ka shkruar një banor kroat në ueb-faqen e EMSC-së.

Ndërkaq dy ditë më parë dy tërmete goditën Bosnjën e Hercegovinën, i pari ishte në mëngjes, ndërsa i dyti vonë pasdite. /Telegrafi/

 

Exit mobile version