Dy tërmete kanë rënë mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë, konkretisht në qytetin e Gjirokastrës.
Mësohet se tërmetet kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7. Lëkundjet e para prej 3.2 ballë ranë rreth orës 07:18 në një thellësi prej 8 kilometër, ndërsa disa minuta më vonë rreth orës 07:32 u ndjenë të tjera lëkundje.
Nuk ka asnjë të lënduar nga lëkundjet sizmike dhe as dëme materiale. /Telegrafi/