Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm në Detin Adriatik – mediat kroate dhe italiane japin detajet

Një tërmet me magnitude 5.9 të shkallës Rihter ka ndodhur në Detin Adriatik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ka ndodhur rreth 120 kilometra në jug të Splitit të Kroacisë ndërsa epiqendra ishte rreth 66 kilometra nga qyteti Italian i Vieste.

Siç thuhet më tej, dridhjet janë ndier kryesisht në Itali, por edhe në pjesë tjera që kufizohen me Adriatikun.

Mediat italiane kanë thënë se një tërmet me fuqi 5.9 ndodhi sot në orën 14:47 pasdite në Detin Adriatik dhe u ndie në brigjet kroate dhe italiane.

Tërmeti ndodhi thellë në det të hapur, kështu që EMSC raporton se tërmeti ishte 169 kilometra nga Bari dhe 68 kilometra larg Viesta-s italiane.

“Kjo zgjati gati një minutë”, kishte shkruar një banor i qytetit italian të Vico de Gargana. /Telegrafi/