Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ka goditur Turqinë

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë lindore të shtunën, por nuk u raportuan menjëherë viktima apo dëme serioze, tha shërbimi i vendit për fatkeqësitë.

Tërmeti me magnitudë 5.2 goditi qytetin Puturge në provincën Malatya në orën 17:02 me orën lokale (1402 GMT), tha Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD). Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 6.7 kilometrash.

“Ne nuk kemi marrë asnjë raport negativ deri më tani. Ekipet tona vazhdojnë aktivitetet e tyre të skanimit në terren”, tha kryetari i Malatyas, Aydin Barus për Anadolu Agency.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum shkroi në Twitter se qeveria turke po ndiqte nga afër situatën.

Turqia ndodhet në majë të linjave të çarjeve kryesore dhe tërmetet janë të shpeshta.

Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi provincën fqinje Elazig në janar të vitit 2020, duke vrarë 41 persona dhe duke plagosur më shumë se 1600. Në vitin 1999, të paktën 17 mijë njerëz vdiqën në një tërmet të fuqishëm në Turqinë veriperëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version