Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur provincën perëndimore të Izmirit, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dridhjet kanë tronditur edhe provincat fqinje, ka njoftuar Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
“Sipas informacioneve tona të deritanishme, nga tërmeti me magnitudë 4.9 ballë që shkaktoi një panik të madh në Izmir, nuk ka pasur humbje jetësh. Nga paniku janë prekur gjithsej 64 persona… Vazhdon trajtimi i shtatë personave, ndërsa njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/gchahal/status/1588432065003147266?s=20&t=XvVBhlgvFMWV9hF2qPFX5g
Ndërkohë, siç ka njoftuar ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, gjithsej janë dëmtuar 20 ndërtesa.
Sipas tij, një minare e xhamisë u shkatërrua gjithashtu.
Turkey- 4.9 magnitude #earthquake centered in #İzmir Buca created great panic in the city.
Due to the earthquake, the minaret of the Selahattinoğlu Mosque in the Kubilay District of Konak district was destroyed.#Deprem #depremizmir #DepremAnı #Turkey pic.twitter.com/lfiJr9kJfr— News Update (@ChaudharyParvez) November 4, 2022
Ndryshe, Turqia është e prirë të goditet nga tërmetet.
Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 goditi Izmirin, duke vrarë të paktën 115 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 1000 të tjerë.
Ndërkohë në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi provincën industriale të Kocaelit, duke lënë rreth 18,000 njerëz të vdekur dhe rreth 45,000 të tjerë të lënduar. /Telegrafi/