Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se një tërmet i fortë ka goditur Turqinë.

Llogaria e EMSC në rrjetin social X (ish Tëitter) njoftoi se tërmeti ka ndodhur 20 kilometra në perëndim të qytetit të Bozovë në juglindje të Turqisë.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 ballë të Rihterit.

Gjithashtu thuhet se epiqendra ishte dhjetë kilometra në jug të qytetit të Elbistan.

Në anën tjetër nuk raportohet deri më tani për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version