Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë perëndimore, banorët publikojnë dridhjet që përjetuan (Video)

Një tërmet me magnitudë prej të paktën 6,0 shkallësh ka goditur brigjet e Turqisë perëndimore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, efektet e tërmetit janë ndjerë në qytetet e Izmirit dhe Athinës, sipas monitorimit të tërmeteve evropiane, EMSC.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë ndjerë një tërmet të fortë, duke dalë të gjithë jashtë shtëpive të tyre, duke e përshkruar atë si më të madhin që kishin përjetuar në Turqi.

Agjencitë e tjera të monitorimit të tërmetit lëshuan raporte paraprake të një dridhje me magnitudë të ndryshme, me institutin amerikan duke njoftuar një 6.3 shkallësh dhe të atij grek me 6.1 shkallë. /Telegrafi/