Site icon Telegrafi

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, lëndohen të paktën 23 persona

Të paktën 23 persona u lënduan të enjten mbrëma në jug të Turqisë nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.2 magnitudë, gjashtë muaj pasi lëkundjet katastrofike goditën të njëjtin rajon turk.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga rrëzimet ose kërcimet nga lartësitë e mëdha, transmeton Telegrafi.

Qendra e Monitorimit të Tërmeteve të Stambollit, raportoi se tërmeti ndodhi në orën 20:47 me orën lokale të së enjtes. Epiqendra e tij ishte në qytetin e vogël Yesilyurt në provincën e Malatya.

Provinca e Malatya ishte ndër ato të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit. Kryebashkiaku Selahattin Guerkan tha se rreth 2,300 njerëz vdiqën në Malatya.

Më 6 shkurt, dy pasgoditje të mëdha shkatërruan Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë ia marrë jetë më shumë se 50,000 njerëzve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version