Një tërmet tronditi ishullin kryesor Java të Indonezisë, duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa dhe duke vrarë të paktën 14 persona – dhe ekziston frika se shifrat e viktimave mund të rriten edhe më tej.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë të hënën ishte me qendër në rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).
Dridhjet bënë që banorët në kryeqytetin Xhakarta të vrapojnë për të gjetur ndonjë vend më të sigurt, përcjell Telegrafi.
Gempa melanda di cianjur pic.twitter.com/u0GOlee1hx
— Madura Asli (@MaduraAsli1) November 21, 2022
Tërmeti vrau të paktën 14 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë, tha Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.
https://twitter.com/yjxsese/status/1594622570112094208?s=20&t=yeaCkmdCYJtfpAsflPwEqw
Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan, duke përfshirë një shkollë me konvikt islamik, një spital dhe objekte të tjera publike.
https://twitter.com/AbdulAzizlatte/status/1594622619206156291?s=20&t=yeaCkmdCYJtfpAsflPwEqw
Herman Suherman, një zyrtar qeveritar nga Cianjur, tha për kanalin e lajmeve Metro TV se 20 njerëz u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën, shkruan Al Jazeera.
https://twitter.com/renjunwss/status/1594622547823583232?s=20&t=yeaCkmdCYJtfpAsflPwEqw
Pamjet nga Metro TV treguan se disa ndërtesa në Cianjur janë kthyer pothuajse tërësisht në rrënoja ndërsa banorët e shqetësuar u grumbulluan jashtë. /Telegrafi/